LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Prokurorët e shtetit duhet vepruar sipas Kushtetutës, e jo në bazë të kërcënimeve

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Prokurorët e shtetit duhet vepruar sipas Kushtetutës, e jo në bazë të kërcënimeve

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve të fundit ndaj prokurorëve të shtetit të niveleve të ndryshme.

Në reagimin e bërë thuhet se, prokurorët e Shtetit duhet të veprojnë vetëm në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera në fuqi dhe në asnjë mënyrë në bazë të kërcënimeve apo shantazheve të atyre që janë të dyshimtë për kryerjen e veprave penale apo grupeve që mbështesin individët e tillë, transmeton Telegrafi.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ka inkurajuar qytetarët që për çdo pakënaqësi më punën e prokurorëve, të shfrytëzojnë mjetet juridike dhe të ndjekin procedurat e rregullta ligjore.


Reagimi i plotë:

Duke marr parasysh kërcënimet e kohëve të fundit ndaj prokurorëve të shtetit të niveleve të ndryshme, si shoqatë e prokurorëve të Kosovës reagojmë fuqishëm kundër çdo akti të kundërligjshëm të çdo individi kundër prokurorëve dhe sigurojmë qytetarët e Kosovës se asnjë prokurorë nuk do të përkulet para cilit do individ që kryen apo tenton të kryej çfarëdo akti të kundërligjshëm ndaj prokurorëve.

Prokurorët e Shtetit do të veprojnë vetëm në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera në fuqi dhe në asnjë mënyrë në bazë të kërcënimeve apo shantazheve të atyre që janë të dyshimtë për kryerjen e veprave penale apo grupeve që mbështesin individët e tillë.

Inkurajojmë secilin qytetar, që për çdo pakënaqësi më punën e prokurorëve, të shfrytëzoj mjetet juridike dhe të ndjek procedurat e rregullta ligjore, sepse kjo do të inkurajoj prokurorët më integritet të lart profesional dhe etik dhe do të na ndihmoj në identifikimin e secilit që nuk vepron në përputhje më ligjin.

Shpresojmë së ka ardhur koha e fundit që qytetari të bëhet aleat i prokurorëve të shtetit, më qëllim të zbulimit dhe hetimit të drejtë dhe të bazuar në ligjet në fuqi, të gjithë atyre që kryejnë vepra penale dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmen e vendit tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori