LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës pranon çmimin “Evropiani i Vitit”

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës pranon çmimin “Evropiani i Vitit”

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka pranuar çmimin “Evropiani i vitit”, çmim ky që ndahet nga Bashkimi Evropian(BE) në Kosovë, çdo vit në shënim të Ditës së Evropës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimit u tha se të rinjtë e Kosovës kanë potencial për të qenë konkurrent në botën e shkencës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha aftësitë e të rinjve të Kosovës dallohen mjaftë mirë në shkencë e teknologji informative.

“Matematika ishte prej temave të mija të preferuara, prandaj jam shumë i kënaqur që publiku i Kosovës e ka pranuar këtë si temë të rëndësishme, një gjë që po ashtu mund t’i bëjë të rinjtë e Kosovës konkurrent në botën e shkencës. Shohim njerëzit që shkojnë vërtetë në universitetet më të mira të botës, gjithashtu kam takuar disa njerëz që kanë bërë punë të teknologjisë informative tregon të rinjtë e Kosovës sa të aftë janë”, tha ai.


Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se përveç artistëve dhe sportistëve të Kosovës që kanë dëshmuar suksese në botë, tashmë potenciali po tregohet edhe përmes matematicientëve.

“Mendoj që edhe ju ndjeheni rehat kur e shihni që çmimi u ka shkuar të rinjve dhe atyre që na e zbardhin fytyrën. Ne jemi mësuar me dalë jashtë me befasu Evropën me këngëtarë shumë të famshëm, me artist^ të famshëm, artistë të famshëm, regjisorë, sportistë, por tash me matematicientë mendoj që Evropa e ka pa se çfarë potenciali ka në Kosovë”, tha Bislimi, transmeton KP.

Çmimin e ka pranuar kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Armend Shabani.

“Pothuajse i tërë populli i Kosovës e meriton çmimin ‘Evropiani i vitit’ nga mënyra dhe dëshirat e tyre për t’u bashkuar dhe për të qenë pjesë e gjeografisë së Evropës, ne kemi marrë këtë mesazh që të jetë si mesazh për të vazhduar punën tonë, për me i ngritë kapacitetet tona dhe besojmë që edhe ky mesazh që do të transmetohet në vendet tuaja, në vendet e unionit Europian do të jetë më shumë si një mesazh që do t’i përkrahë të rinjtë, do t’i përkrahë studentët, do t’i përkrahë hulumtuesit dhe do t’i përkrahë gjithë popullin e Kosovës”, tha Shabani.

Këtë vit, gjashtë studentë kanë përfaqësuar Kosovën në olimpiadën e 62-të ndërkombëtare te matematikës.

Gjithashtu katër nxënëse e kanë përfaqësuar Kosovën në olimpiadën evropiane të matematikës për vajza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori