LAJMI I FUNDIT:

Shokon Karaxhiq: Shqiptarët dronin e lëshuan me ndihmën e Serbisë

Shokon Karaxhiq: Shqiptarët dronin e lëshuan me ndihmën e Serbisë

Tomislav Karaxhiq ka thënë se droni në ndeshjen me Shqipërinë është lëshuar me ndihmën e Serbisë. Ai ka edhe akuza edhe për ndeshjen në Gjenovë kundër Italisë.

Dikur kryetari i shoqatës së Futbollit të Serbisë dhe ish- president i Federatës së Futbollit serb, Tomislav Karaxhiq gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Informer, ka deklaruar se nga ‘kuzhina e tyre’ janë organizuar trazirat në Gjenovë, si dhe lëshimi i dronit që ka qenë shkak i ndërprerjes së lojës me Shqipërinë në stadiumin e Partizanit në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Francë.

Ky akt në stadiumin e Partizanit, i kishte kushtuar shtrenjtë kombëtares serbe që është vepër e Ismajl Morinës, por Karaxhiq dyshon se dikush tjetër qëndron prapa gjithë kësaj, transmeton Telegrafi.


“Ndoshta edhe ai ka qenë një hallkë në këtë organizim, ku e di. Por nuk ka dyshim se e ka pasur mbështetjen nga Serbia. Nuk mundet dikush të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në kulmin e kishës dhe të lëshojë dronin, e për këtë askush të mos dijë asgjë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është diçka e pabesueshme”.

Dallku i thotë Shevchenkos: Po të isha si ti nuk do të flija rehat
Lexo po ashtu Dallku i thotë Shevchenkos: Po të isha si ti nuk do të flija rehat

“Është dashur guxim i madh të realizohet një operacion i tillë kundër vendit të vet, kombëtares dhe interesit nacional. Hallall i qoftë. Një gjë e tillë nuk ka mundur të kryhet pa mbështetjen e madhe”, ka deklaruar Karaxhiq.

“E dini se çfarë ka ndodhur pas dronit e deri më sot? Jam i vetmi që jam dënuar me 70 mijë dinarë për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes”, ka shtuar ai.

Shqipëria kishte fituar në CAS me rezultat 3-0, sikurse që kishte bërë edhe Italia për incidentet në Gjenovë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori