LAJMI I FUNDIT:

Shoigu i Rusisë paralajmëron për ‘përshkallëzim të pakontrolluar’ – pretendon se Ukraina po planifikon të shpërthejë një ‘bombë të pistë’

Shoigu i Rusisë paralajmëron për ‘përshkallëzim të pakontrolluar’ – pretendon se Ukraina po planifikon të shpërthejë një ‘bombë të pistë’

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha homologut të tij francez në një telefonatë të dielën se situata në Ukrainë po përkeqësohej me shpejtësi.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministri rus ka thënë se po priste që situata të shkojë drejt “përshkallëzimit të pakontrolluar”.

Në një telefonatë me ministrin francez të Mbrojtjes Sebastien Lecornu të publikuar nga pala ruse, Shoigu tha se Moska kishte shqetësime se Ukraina mund të përdorte një “bombë të pistë” në konflikt.


Megjithatë, ai nuk ka ofruar prova për të mbështetur sugjerimin se Ukraina mund të përdorte një armë të tillë.

“Ata diskutuan situatën në Ukrainë e cila po përkeqësohet me shpejtësi”, citon ministria e Mbrojtjes. “Po priret drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të pakontrolluar”.

Një e ashtuquajtur “bombë e pistë” përdor eksplozivë konvencionale të lidhur me material radioaktiv.

Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm për deklaratën e saj.

Pretendimi i rusëve vjen në kohën kur lufta e tyre në Ukrainë prej muajsh nuk po ecën siç ishte planifikuar nga Moska.

Përparimi fillimisht u lëkund, dhe ndërkohë njësitë ruse kanë kaluar edhe pjesërisht në mbrojtje.

Madje në një përditësim të fundit ku autoritetet ukrainase kanë thënë se që nga 24 shkurti deri më 23 tetor, Forcat e Armatosura të Ukrainës eliminuan rreth 67,470 pushtues rusë.

Sipas një raporti të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës të postuar në Facebook, mbrojtësit ukrainas shkatërruan 2,584 (+5 gjatë ditës së kaluar) tanke ruse, 5,284 (+18) automjete të blinduara të personelit, 1,667 (+14) sisteme artilerie, 374 (+1) MLRS, si dhe 189 sisteme luftarake kundërajrore.

Veç këtyre, ata kanë shkatërruar 270 avionë rusë, 245 (+2) helikopterë, 1,361 (+20) UAV operativo-taktike, 350 (+21) raketa lundrimi, 16 luftanije/anije, 4,039 (+18) automjete dhe depozita karburanti dhe 148 njësi të pajisjeve speciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori