Shmangni një gabim të zakonshëm kur pastroni me fshesë elektrike pasi mund ta dëmtoni pajisjen

Për shumë njerëz, një fshesë elektrike është një nga ato pajisje që thjesht nuk mund të jetojnë pa të.
Pajisja largon menjëherë thërrimet, pluhurin dhe qimet, duke u bërë një pajisje e domosdoshme për miliona njerëz në mbarë botën, të cilët e përdorin çdo ditë.
Megjithatë, markat e njohura të fshesave me korent zakonisht nuk janë të lira, ndaj është e rëndësishme ta ruani pajisjen sa më gjatë që të jetë e mundur, shkruan Express.co.uk.
Ekspertët paralajmërojnë se ka një gjë që nuk duhet ta pastroni kurrë me fshesën me korent, pasi mund të dëmtojë pajisjen dhe të çojë në riparime të kushtueshme.
Gjegjësisht ekspertët nga Which kanë ndarë disa këshilla rreth përdorimit të fshesave me korent, të bazuara në sugjerimet e një specialisteje, e cila thotë se “kurrë nuk do ta bënte këtë gjë”.
Në një postim në Instagram, ekspertja e fshesave me korent këshilloi fuqimisht që të mos përdorni pajisjen për të pastruar qelqin e thyer në dysheme.
Edhe pse ky është një incident i zakonshëm dhe mund të jetë tundues të përdorni fshesën për të hequr shpejt copëzat e rrezikshme, ekspertja e quan këtë një gabim të madh.
Ajo paralajmëron: “Copëzat e vogla mund të bllokohen në tub ose të dëmtojnë motorin”.
Si ta pastroni qelqin e thyer në mënyrë të sigurt?
Nëse ju bie një gotë apo një filxhan, mos përdorni fshesën me korent për të pastruar rrëmujën. Në vend të kësaj, përdorni këto metoda për largimin e tyre.
Përdorni një fshesë dore për të mbledhur copëzat e mëdha;
Përdorni një leckë të lagur për të mbledhur fragmentet e vogla, duke e shtypur lehtë në zonën ku ka rënë qelqi – copëzat e imëta do të ngjiten menjëherë në të.
Pasi të keni mbledhur sa më shumë qelq të jetë e mundur, atëherë mund të përdorni fshesën me korent, por vetëm pasi të jeni të sigurt që pjesët më të mëdha janë larguar. Kjo do të zgjasë jetën e pajisjes suaj dhe do t’ju ndihmojë të shmangni shpenzime të panevojshme për riparime.
Gjithashtu, para se të përdorni fshesën me korent, kontrolloni me kujdes grykën e saj për ndonjë objekt të ngecur, pasi kjo mund të ndikojë në efikasitetin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajneri i CrossFit, Egzon Shkololli me mesazh motivues për të rinjtë: Nëse do të arrish në sport duhet të sakrifikosh shumë gjëra – familjen, shëndetin, kënaqësitë

Trajneri Arbër Peci sfidon mitet e fitnesit: “Coca-Cola” mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Këshilla si të kujdeseni për mikun tuaj katërputrak

Trajneri Arbër Peci sfidon mitet e fitnesit: "Coca-Cola" mund t’ju ndihmojë të humbni peshë
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?

Trajneri i CrossFit, Egzon Shkololli me mesazh motivues për të rinjtë: Nëse do të arrish në sport duhet të sakrifikosh shumë gjëra - familjen, shëndetin, kënaqësitë

Truqet që shpëtojnë: Thoni lamtumirën njollave nga vaji, lotëve kur qëroni qepë...
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Cila e mban ‘shkopin’ në dorë – koka apo zemra juaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani