LAJMI I FUNDIT:

“Shmangini turmat, urimet përmes telefonit”: Këto janë thirrjet e autoriteteve në Turqi, për festimet e Kurban Bajramit

“Shmangini turmat, urimet përmes telefonit”: Këto janë thirrjet e autoriteteve në Turqi, për festimet e Kurban Bajramit

Përpara festës së Kurban Bajramit, ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahretting Koca tha se qytetarët që duan të shkojnë drejt vendlindjeve të tyre duhet të shmangin trafikun e ngarkuar dhe të nisen herët.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, lutja e Bajramit duhet të kryhet në hapësira të hapura, ndërsa mendon për distancimin shoqëror, tha ai në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje pas një takimi të Bordit të Shkencës për Coronavirus të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Festa nuk duhet të bëhet me turma, festat nuk duhet të organizohen”, tha ai, duke shtuar se vizitat duhet të jenë të kufizuara ndërsa festimi duhet të bëhet kryesisht përmes telefonit.


Sidomos të moshuarit mbi moshën 65 vjeç dhe njerëzit të cilët sëmundje kronike duhet të festojnë festën Islame përmes telefonit, shkruan DailySabah.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë ndonjë lloj shtrëngimi dhe përqafimi të duarve”, ka thënë Koca, duke theksuar se larja e duarve mbetet e rëndësishme.

Po sipas mediumit në fjalë, më parë Turqia konfirmoi 902 raste të reja me COVID-19 dhe 19 vdekje në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5,545, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 205,214, sipas të dhënave të ndara nga Koca në Twitter.

Që kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, gati 15 milionë raste të COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën, me të shëruarit që kapin shifrën 8.9 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Numri global i vdekjeve aktualisht është mbi 615,000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori