LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Gashi dhe Burak Vehapi paralajmërojnë këngën e re

Shkurte Gashi dhe Burak Vehapi paralajmërojnë këngën e re
Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, ka njoftuar projektin e ri muzikor.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ajo ka bërë me dije se po vjen me një këngë që do të jetë bashkëpunim.

Artistja ka bashkuar forcat me këngëtarin Burak Vehapi, i cili tashmë shquhet për vokalin dhe prurjet që ka sjell deri më tani.


“Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të njëjtit nuk kanë dhënë më shumë detaje se kur pritet të lansohet dueti i tyre, por që besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Ata tashmë duket se janë në finalizim edhe të xhirimeve, ndonëse mezi po pritet edhe nga fansat e tyre.

Dyshja e estradës këtë vit mes tjerash kanë qenë shumë të angazhuar dhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Burak Vehapi (@burak.vehapi)