Shkurte Fejza interpretoi në koncertin e Unikkatilit me paraqitje të veçantë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka qenë prezente mbrëmë (e shtunë), në koncertin e reperit shqiptar, Unikkatili.
Ajo ka interpretuar para publikut këngën e saj të famshme "Mora fjalë", duke rrëmbyer zemrat e gjithë të pranishmëve.
Me një paraqitje mjaft të veçantë në stil, Fejza ishte ndër të parat që bëri hapjen e koncertit.

Ajo ishte veshur me një kostum të zi, qëndisur me elemente ari, të cilat i dhanë një pamje mjaft tërheqëse.
Për dukjen e saj është kujdesur stilisti i njohur kosovar, Mr.Rex, imazhi i së cilit ka përcjellë performancën e saj në skenë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/07/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































