MPB Maqedoni informon se dje pasdite në orën 16:47, në SPB Shkup është raportuar se i ndjeri M.K. (38) nga Shkupi është gjetur në një ndërtesë të braktisur në zonën e komunës së Aerodromit, dhe pranë tij është gjetur një armë.

Një mjek ka konfirmuar vdekjen e tij.


"Ndryshe, më 3 të këtij muaji, është raportuar se ai ka dalë nga shtëpia. Është kryer inspektim dhe me udhëzime të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion", thonë nga MPB.