LAJMI I FUNDIT:

Shkupit i mungojnë 133 zjarrfikës

Shkupit i mungojnë 133 zjarrfikës
Foto: Arkiv

Në Maqedoni mungojnë 500 zjarrfikës. Ata në terren ballafaqohen edhe me automjete të vjetër mesatarisht nga 30 vjet. Këtë e tregon hulumtimi i Qendrës për komunikime me qytetarët. Më shumë zjarrfikës mungojnë në Shkup. Nga regjistrimi i fundit në vitin 2002 qyteti ka 506 926 banorë. Sipas ligjit për zjarrfikës, duhet të ketë një zjarrfikës për 1500 banorë, apo thuajse 340 zjarrfikës në Shkup.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Shkupit Vlladimir Simonovski thotë se për momentin kanë 204 zjarrfikës ose 133 më pak. Kanë përgatitur konkurs për 50 zjarrfikës, por për shkak të zgjedhjeve të prillit përforcimi me kuadro është shtyrë. Megjithatë edhe me punësimet e reja nuk do arrihet numri i nevojshëm që e kërkon ligji. Me kuadrot e reja zjarrfikësit e Shkupit vetëm do t’i mbulojnë vendet e zbrazura të zjarrfikësve të pensionuar në vitin 2018 dhe 2019. Për këtë vit të paktën 9 zjarrfikës kanë paralajmëruar se do shkojnë në pension.

“Këtu punësimet janë lënë me vite pas dore. Nuk është se procesi ka shkuar normalisht me plotësimin e moshës dhe daljes në pension, por nuk janë plotësuar me numrin e nevojshëm- sa janë larguar në një vit, vitin tjetër ose gjatë vitit numri të kompensohet. Kështu është krijuar ky hendek prej 10 ose 11 viteve ku aspak nuk janë planifikuar dhe projektuar sa njerëz kanë shkuar në pension, e sa vende do duhet të plotësohen – deklaroi Vladimir Simonovski, komandant i brigadës së zjarrfikësve të Shkupit.


Në Shkup ka 46 automjete për shuarje të zjarreve. Mesatarisht, cisternat janë 30 vjet të vjetra. Simonovski thotë se ata janë në gjendje të mirë, por kanë nevojë për të paktën 4 automjete të reja.

Vitin e kaluar kemi pasur një tender për blerjen e tre kamionëve për shuarje të zjarrit, nga të cilët 2 automjete urbane me 4,000 litra ujë dhe një cisternë, që janë për nevojat tona, përllogaritjet dhe analizat se çfarë lloj automjetesh na nevojiten. E kaluam tërë procedurën, kemi bërë një përzgjedhje. Ne kemi zgjedhur një ofertues, por ligjet e shtetit theksojnë se kontrolli administrativ në Byronë Prokurimit Publik duhet ta miratojë, gjë që nuk e bënë dhe tani e rihapim procedurën – theksoi Vladimir Simonovski, komandant i brigadës së zjarrfikësve të Shkupit.

Nuk ka mjaft zjarrfikës në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Manastir, Prilep. Në këto qytete ka mungesë midis 26 dhe 65 zjarrfikësve. Automjetet më të vjetra të zjarrfikësve janë në Dellçevë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori