LAJMI I FUNDIT:

Shkupi sot mirëpret presidentët e rajonit, do të mbahet takimi i liderëve të procesit Bërdo-Brioni

Shkupi sot mirëpret presidentët e rajonit, do të mbahet takimi i liderëve të procesit Bërdo-Brioni

Shkupi sot do të mbledhë bashkë presidentët e rajonit, në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni.

Nikoqir i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse është Presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa bashkëpritës janë Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar.

Pjesë e takimit pitet të jenë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq si dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës.


Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve. Qëllimi kryesor i procesit është integrimi i plotë i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Përndryshe, procesi Brdo-Brioni u mbajt për herë të parë në vitin 2013 me iniciativën e përbashkët të presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë.