Kontrolli i kryer kohët e fundit nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor tregon se nga 308 shkolla të inspektuara, në 136 prej tyre ishin konstatuar mangësi të ndryshme, në lidhje me higjienën në tualetet dhe në hapësira tjera. Shumë shkolla ndonëse janë ndërtuar para një dekade, megjithatë të njëjtat kanë shumë mangësi. Kështu është rasti me shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë dhe shkollën fillore në Xhepçisht.
Deri tek kjo situatë ka ardhur si pasojë se këto objekte shkollore janë ndërtuar pa konkurs publik ku arkitektët do të mund të konkurronin me idetë e tyre. Ndërtimi i shkollës fillore “Kiro Gligorov” në Shkup, ku në konkursin publik fitoi projekti i arkitektit tetovar Besian Memeti, tregoi se kur bëhet planifikimi në kohë i ndërtimit me plan projekt konkret dhe i zgjedhur në konkurs si më i mirë, atëherë ndërtohet një shkollë moderne që plotëson kushtet edukativo – arsimore, pohojnë arkitektët.
Ata thonë se shkolla të këtilla duhet të ndërtohen edhe në Tetovë. Arkitekti Hamdi Sulejmani thotë se objektet shkollore janë ndërtuar vetëm si strehimore. Për këtë nevojitet që të ketë konkurs ku arkitektët do të mund të konkurrojnë me idetë e tyre. “Shkolla në Reçicë dhe pse u paralajmërua se do të jetë një investim, njëherë nga kinezët pastaj nga kompani të ndryshme që veprojnë këtu dhe është parandaluar nga sistemi politik, dhe ajo shkollë është një draft version i vizatuar të them nga kolegët tanë me të gjitha përmasat e tjera të shkollave të mëparshme, siç përmenden ajo e mjekësisë apo ajo e Xhepçishtit, të cilat tani po renovohen dhe janë shumë të thjeshta, janë shumë elementare, të cilat të them ofrojnë vetëm një strehim për nxënësit apo një klasë për edukimin e tyre. Është mëkat të ngel në atë mënyrë, duhet që të bëhen konkurse të ndryshme edhe të shihet kreativiteti i arkitektëve të rinj, të bëhen konkurse internacionale që të bëhen konkurse edhe të konkurrojnë edhe arkitektë apo edhe studio të ndryshme nga gjithë Evropa dhe bota për të nxjerrë vepra të bukura”, thotë Sulejmani.
Një aspekt shumë i rëndësishëm është që gjatë përzgjedhjes së projektit ideor, të mos ketë trukime por të vendosë komisioni prej ekspertëve në mënyrë të pavarur. “Shumë më lehtë do të kenë edhe institucionet, do të kenë akces deri te zgjedhja e duhur kur do të konkurrojnë 22 apo 25 projekte, siç kanë konkurruar tek shkolla “Kiro Gligorov” në Shkup, dhe shumë më thjeshtë do të bëjnë përzgjedhjen, do të kenë të lehtësuar dhe do te bëjnë përzgjedhjen e asaj të duhurës. Apel deri te të gjithë institucionet se duhet të shkojnë deri në atë mënyrë pasi që i mundëson dhe Ligji, nuk është send që bëhet kundër Ligjit dhe pastaj pasi bëhet përzgjedhja. Në projektin themelor mund të marrin pjesë kompani të ndryshme, e cila bëhet drejtpërdrejt në ankandet elektronike, por do ta potencoj këtë, siç e tha Zhernovski, ishte një moment kur projekti nuk ishte bërë paraprak për ndokënd që ta fitojë, por ishte thjeshte një moment kur u ulën arkitektët e njohur të Maqedonisë dhe zgjodhën atë shkollë, një projekt nga kolegu ynë dhe u bë realizimi i asaj, u bë hapja e saj dhe mori emrin si një ndër shkollat më të bukura në rajon”, thotë Sulejmani.
Dhe përderisa në Shkup ndërtohen shkolla moderne, banorët e Reçiçës së vogël ende nuk kanë aspak shkollë, një kërkesë e kamotshme dhe një premtim i parealizuar. Sipas paralajmërimeve, me rishikimin e buxhetit janë paraparë mjete, por kur zyrtarisht do të fillojë ndërtimi nuk ka informacione.
“Janë bërë të gjitha ndryshimet dhe në planin detal dhe në planin urbanistik gjeneral, dhe Komuna e Tetovës i ka kryer obligimet që i takojnë me Ligj. Po ashtu mund të them edhe atë që e ka thënë edhe kryeministri që në buxhetin e shtetit do të ndahen mjete për fillimin e realizimit të punëve për ndërtimin e shkollës në Reçicë të vogël. Ajo që mund të them unë është se premtimin ta mbaj kryeministri”, tha Ahmet Qazimi, udhëheqës i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës.
Shkollë të re presin një kohë të gjatë edhe banorët e fshatit Sellcë, ku objekti aktual është shumë i vjetër, ndërsa objekti i ri që filloi të ndërtohet në vitin 2000 ka mbetur i parealizuar, për shkak të shembjes së dheut. Paralajmërime për shkollë të re nuk ka ende në këtë fshat, ndonëse është caktuar një lokacion i ri./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës