Ajri i ndotur nuk është dukuri që paraqitet vetëm gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Indekset e ndotjes sot tregojnë prezencë të lartë të grimcave të dëmshme PM10 në lagjen Lisiçe të Shkupit ndërsa në Karposh ka sasi të lartë të grimcave PM 2,5. Shoqatat ekologjike alarmojnë se Shkupi gjendet në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë.
“Veçanërisht në disa vitet e fundit, për fat të keq Maqedonia dhe qytetet e saj janë në krye të renditjes si qytete më të ndotura në Evropë. Për momentin, deri në mesin e vitit 2016-të Shkupi dhe Manastiri mbajnë vendin e parë dhe të dytë në këtë indeks për nga ndotja”, tha për Alsat-M Ana Çoloviq Leshovska, drejtore ekzekutive i “Eko Svest”.
Ndryshe nga shoqatave ekologjike, udhëheqësit e sektorit për mbrojtjen e ambientit jetësor në Qytetin e Shkupit thonë se po ndërmarrin aktivitete dhe se ndotja për dallim nga më herët, tani është më e vogël.
“Vlerat e dyoksidit të squfurit që ishin atëherë në qytet dhe tymit s’mund të krahasohen me indekset e sotme. Sot ne nuk kemi aspak dyoksid squfuri, nuk kemi përqendrime të tilla në ajër që tejkalojnë sasitë e lejuara dhe janë më të ulëta se ajo që lejohet, problem mbeten grimcat PM10”, deklaroi Cvetanka Martikovska, Qyteti i Shkupit.
Shoqatat ekologjike po ndërmarrin masa për uljen e ndotjes të ajrit përmes vendosjes së instalimeve të ashtuquajtura “city tree” të cilat nga tetori do të jenë aktive në Shkup dhe Tetovë. Bëhet fjalë për pemë të përbërë nga myshku që e thith pluhurin e imtë.
Një instalim i tillë vlerësohet se e ka efektin e njëjtë sa filtrojnë ajër 275 pemë. Një instalim i këtillë kushton 25.000 euro, ndërsa dy të parat do të sigurohen në bashkëpunim me ambasadën gjermane, kompani vendore dhe të huaja dhe Qytetin e Shkupit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe