Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, më 28 gusht, e vlerësojnë si një “kthesë serioze” në politikën e Bashkimit Evropian drejt zgjerimit.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se për herë të parë pas zgjerimit të fundit, shtetet kandidate kanë marrë një afat kohor të mundshëm për anëtarësim nga një zyrtar i lartë i BE-së.
“Bëhet fjalë për zgjerimin e radhës me anëtarë të rinj në vitin 2030. Është një sinjal shumë i rëndësishëm nga Bashkimi Evropian, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Ne duam të kapim trenin dhe ta shfrytëzojmë këtë mundësi që po na jepet”, ka deklaruar Mariçiq në një intervistë për agjencinë MIA.
Ai nuk e komentoi deklaratën e Charles Michel se “BE-ja duhet të sigurohet që konfliktet e kaluara, të mos importohen në Union”, apo “shtimin e një të ashtuquajture ‘klauzolë besimi’ në traktatet e anëtarësimit, për të siguruar se vendet që anëtarësohen, nuk do të mund t’i bllokojnë shtetet e ardhshme anëtare”.
Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë lidhur me deklaratën e presidentit të Këshillit Evropian ka thënë se “është skeptike nëse zgjerimi i BE-së do të mund të bëhet deri në vitin 2030” dhe se “BE-ja duhet të kujdeset që anëtaret e saj, si Bullgaria, të mos importojnë konflikte nga e kaluara në Union”.
Lidhur me deklaratën e presidentit të KE-së, Charles Michel, qëndrime të ndryshme ka edhe mes njohësve të çështjeve ndërkombëtare.
Bllagojçe Atanasovski nuk beson se zgjerimi i radhës i BE-së do të ndodhë deri në vitin 2030 dhe deklaratën e zyrtarit të BE-së më shumë e sheh për të “nxitur shtetet anëtare që të vazhdojnë me kursin e reformave”.
“Jam skeptik i madh dhe pesimist real, sepse nuk pres që deri në vitin 2030 të ketë anëtare të reje të Bashkimit Evropian pasi vetë BE-ja e ka humbur kompasin drejt zgjerimit me shtete të reja nga Ballkani Perëndimor. Kemi shtete, të cilat tani dhjetë vjet kanë nisur bisedimet e anëtarësimit dhe nuk janë as në gjysmën e rrugës të anëtarësimit. Mendoj se presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, këtë e ka thënë vetëm të përçojë tone optimiste që të mbahet ritmi i reformave”, thotë Atanasovski.
Sipas tij, deklarata e Michelit se “ne duhet të sigurohemi që konfliktet e kaluara, të mos importohen në BE”, më shumë duhet t’u adresohet disa shteteve anëtare të BE-së sesa shteteve kandidate për anëtarësim, pasi analisti Atanasovski mendon se “shtetet anëtare të BE-së nga Ballkani më së shumti e kanë keqpërdorur mekanizmin e vetos duke i nxjerrë në sipërfaqe problemet nga e kaluara”.
“Në këtë mënyrë, BE-ja po e humb besimin te vendet e Ballkanit. Përkatësisht askush nuk mund të thotë se cila është ajo zgjidhja e problemeve mes shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve aspiruese. Rast konkret kemi Maqedoninë e Veriut ku kemi keqpërdorim të çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin e çështje të kulturës dhe historisë – gjë që flet se BE-ja e ka humbur besimin sa i përket zgjerimit”, thotë Atanasovski.
Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin FON në Shkup, thotë se duke marrë parasysh zhvillimet konfliktuoze në rajon dhe “talentin” e shteteve për të shpikur probleme nga e kaluara dhe duke shkelur mbi të ardhmen, “BE-ja me të drejtë kërkon mekanizma për të mos i importuar problemet në union”.
“Bashkimi Evropian me të drejtë frikësohet pasi në të ardhmen e afërt mund të ndodhin kushtëzime të tilla mes shteteve tjera të rajonit siç janë Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja… Maqedonia [e Veriut] ishte një shembull tipik, që nuk arriti me kohë ta zgjidhë problemin [me Greqinë] për emrin në kushte shumë më të volitshme dhe vazhdoi me inatin politik, dhe vazhdon me të njëjtin inat [me Bullgarinë]. Pra, është një mesazh serioz se kodi mental i ballkanasve perëndimor gjithsesi duhet të ndryshojë në qoftë se dëshiron të ndryshojë gjendja e tyre”, vlerëson Bilalli.
Sa i përket zgjerimit deri më 2030, ai thotë se është me rëndësi se për herë të parë nga një zyrtar i lartë i BE-së përmenden afate konkrete për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE.
Por, Bilalli thotë se zgjerimi më shumë varet nga rrethanat gjeopolitike, por edhe ndryshimi i “mentalitetit” të shteteve kandidate për anëtarësim.
“Jam relativisht optimist sepse duhet të shohim se si do të zhvillohet gjeopolitika në të ardhmen, e cila është e ndryshueshme. Por, nuk jam shumë optimist duke marrë parasysh kodin mental të Ballkanit Perëndimor, përveçse nëse nuk bëhet një përditësim i shpejtë i integrimeve brenda Ballkanit Perëndimor siç ishte Ballkani i Hapur, që tani integrohet në Procesin e Berlinit. Pra, nëse krijojmë një treg të përbashkët dukshëm do ta relaksojmë ambientin e kontradiktave të brendshme”, thotë Bilalli.
Maqedonia e Veriut statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE e ka marrë në vitin 2006, por procesi i anëtarësimit është penguar nga kontestet e pazgjidhura me Greqinë dhe Bullgarinë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Durmishi: Blerja e thëngjillit nga Kosova do të mundësojë që energjia elektrike në Maqedoni të jetë më e lirë
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së paku në rajon
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve
Debati Peci-Pacolli, akuza dhe kundërakuza për ofertat politike dhe korruptive
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme
Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian