Shkupi me 11.566 raste aktive me COVID-19

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit nga coronavirusit kanë humbur 10 pacientë të cilët kanë qenë të moshës nga 40 - 83 vjet dhe janë regjistruar 330 raste të reja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë shëruar 248 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11566 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë në Shkup janë regjistruar 32.642 persona dhe është qyteti më i prekur nga virusi.
Pas Shkupit, si qytete më të prekura janë Kumanova dhe Tetova./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































