LAJMI I FUNDIT:

Shkup, rasti “Toplik” kthehet në rigjykim

Shkup, rasti “Toplik” kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e të akuzuarve për rastin “Toplik – Qyteti i diellit”, e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën e ktheu për rigjykim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

“Gjykata e Apelit në Shkup njofton se, duke vepruar në bazë të lëndës penale KOKZH-137/22, në publik e njohur si ‘Toplik – Qyteti i diellit’, pas mbajtjes së seancës publike më 08.06.2023, pas këshillave dhe votimeve jo publike nga seanca më 06.09.2023, ka marrë vendim me të cilën i pranoi ankesat e të akuzuarve M.J. nga S., T.Xh nga S., D.D. nga S., M.T. nga S., D.G. nga S. dhe V.T. nga S., të deklaruara përmes avokatëve të tyre, e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës të parë dhe lëndën e ktheu në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit në Shkup.

Nga Apeli, theksojnë se vendimi i tillë pavlefshëm i marrë në këtë mënyrë do të publikohet në tërësi në ueb-faqen e gjykatës, në bazë të qëndrimit parimor të Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 21.12.2022.


Gjykata Themelore Penale në prill të vitit 2022 e dënoi me burg prej 3 vjet e 6 muaj të dyshuarin e parë për rastin “Toplik”, ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, të akuzuar janë edhe pesë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë në Komisionin për Tenderë Publikë. Kryetari i Komisionit, Tome Gjurçillovski ka marrë dënim me burg në kohëzgjatje prej tre viteve, përderisa anëtarët e tjerë të komisionit morën dënime burg me kusht prej dy viteve.

Sipas aktakuzës për këtë lëndë, e cila ishte hapur nga ish PSP, i akuzuar i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili si person udhëheqës në Ministri, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike ka formuar një Komision për Tenderë Publikë të cilin e ka detyruar që të zgjedhë ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishtë, edhe pse firma nuk i ka përmbushur kushtet për këtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori