Në vend se të ulen në bankat shkollore, 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës bashkë me familjarët e tyre protestuan para Komunës Gazi Babë të Shkupit. Kreut të kësaj komune, siç thanë banorët, ia kujtuan se nuk heqin dorë nga hapja e paraleles shqip për klasën e gjashtë. Çdo zgjidhje tjetër e mundshme për banorët është e papranueshme.
“Kur ishte në zor na lutej të gjithëve me ja dhanë votën, e tash me këtë deklaratë që ai po e bën është turp për komunën e tij”, tha një banor.
“Do të luftojmë deri në fund për gjuhën tonë, për gjuhën shqipe. Nuk mundet me regjistru prej shqipes në maqedonisht edhe me humb gjuhën tënde”, deklaroi një banor.
“Protesta më shumë do të bëjmë edhe do të jenë më agresive, nuk do të jenë sikur tash”, u shpreh një banor.
“Shkolla veç më ekziston. Vajza ime i ka 50 vjet, ka mësu shqip. Tre fëmijë i kam pas, kanë mësuar shqip. Unë nuk e di çka janë tu dasht edhe kush është fajtor. Si e ka emrin ky, Bobi Stefkovski, çka po të pengon ty, çka është problemi, përse nuk do me leju. Nëse nuk do le ta mbyll edhe prej të parës deri të pestën, lirisht”, tha një banore.
Këshilli i prindërve takoi kreun e komunës, Bobi Stefkovski. Siç thanë prindërit nga takimi dolën duar bosh dhe me përgjigjen se paralelja shqip nuk do të hapet por se po punohet në nismën për ndërtimin e një shkollës së re në Idrizovë. Sipas Stefkovskit, nisma me lokacion tashmë është dorëzuar në Qeveri, Ministrinë e Transportit dhe atë të Arsimit.
“Nuk na dha ofertë por tha qysh kanë mësuar deri sot të tjerët le të mësojnë edhe këta të tjerët deri në ndërtimin e shkollës. Ose maqedonisht ose dërgoni mbi 40 km, ne do të shkojmë me realizimin e projektit të shkollës së re, paralele nuk ka”, deklaroi Rizvan Seferi, këshilli i prindërve.
“Nuk mund të lejojmë hapjen e një paralele ndërsa të tjerët të mësojnë në shkolla tjera. Gjendja faktike në shkollën fillore “Njegosh” është se kushte hapësinore nuk kemi për momentin. Dëshmi për këtë është se mësimi në këtë shkollë zhvillohet në ndërrimin e parë dhe mësim shtesë në mes ndërrimit”, u shpreh Bobi Stefkovski, kryetar I Komunës Gazi Babë.
Prindërit dhe nxënësit e fshatit Idrizovë më shumë se një dekadë kërkojnë mësim në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë, në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Edhe në vitin 2019, Komuna e Gazi Babës refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe në këtë shkollë. Më pas mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në këtë fshat ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit, vendim i cili mbeti vetëm në letër dhe asgjë më shumë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?