Shkup, nesër nga ora 12 para Kuvendit nuk do të ketë komunikacion për shkak të protestës

Komunikacioni në pjesën qendrore të Shkupit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nesër nga ora 12:00 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, për shkak të mbledhjes publike në Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht i njëjti do të ri-drejtohet në rrugën "11 tetori" dhe rrugën "Dimitrie Çupovski", më pastaj në udhëkryqin mes rrugës "Dimitrie Çupovski" dhe rrguës "Dame Gruev" deri në udhëkrquin mes rrugës |11 tetori" dhe rrugës "Filip i dytë maqedonas", njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë qytetarët që t'i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































