LAJMI I FUNDIT:

Shkup, nëntë persona të lënduar nga aksidentet e komunikacionit

Shkup, nëntë persona të lënduar nga aksidentet e komunikacionit

Nëntë persona janë lënduar në 11 aksidente që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në rrethinën e Bashkisë së Shkupit. Në katër prej tyre është shkaktuar edhe dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, janë shqiptuar masa për 18 vozitës që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e kaluara, një vozitës që ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, 12 para se të marrin lejen e vozitjes dhe katër persona fillimtar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga komunikacioni janë hequr nga komunikacioni 12 automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe dënime për 71 automjete për parkim jo të rregullt ndërsa me automjetin special “merimanga” janë ngritur 54 automjete.


Janë sanksionuar edhe katër vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, katër vozitës që nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vija të bardha, dy për tejkalim jo të rregullt, dy vozitës të motoçikletës për mos mbajtjen e helmetës mbrojtëse, një për mos përdorimin e rripit të sigurisë dhe tre për përdorim të telefonit.

Reparti për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punishte edukative me nxënës të klasave të katërta në shkollën fillore “Kuzman Shpkerev” në komunën e Kisella Vodës në kuadër të projektit edukues “T’i mbrojmë fëmijët nga komunikacioni”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori