Punëtorët e larguar nga Higjiena Komunale- Shkup do të kthehen në punë. Kështu njoftoi Sindikata e Maqedonisë. Sipas tyre, dhjetëra punëtorë të larguar nga puna në Higjienën Komunale – Shkup, janë kthyer në punë pasi Inspektorati Shtetëror i Punës ka marrë vendim në favor të tyre. Inspektorati i Punës ka bërë një inspektim pas raportimit të të shkarkuarve, i cili ka rezultuar se nuk ka bazë për përjashtimin e tyre.
“Ju informojmë se Inspektorati Shtetëror i Punës, pas ankesës së dorëzuar nga punëtorët e Higjienës Komunale Shkup të larguar nga puna, me ndihmë juridike falas të ofruar nga sindikatat, ka miratuar masë inspektuese me të cilën menaxhmenti i Higjienës Komunale Shkup duhet të miratojë akt me shkrim me të cilin do të anulohet vendimi për largim nga puna, për shkak se janë në kundërshtim me ligjin dhe kontratën kolektive”, thonë nga Sindikata.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në periudhën e kaluar kanë theksuar se menaxhmenti i Higjiena Komunale Shkup duhet të respektojë ligjin dhe marrëveshjet kolektive dhe se veprimet e ndërmarra nuk janë gjë tjetër veçse revanshizëm ndaj punëtorëve për luftën e tyre sindikale.
Ndryshe, dhjetëra punëtorë të Higjienës Komunale Shkup prej mbrëmjes së 7 korrikut, deri në mesditën e 10 korrik , kanë protestuar dhe refuzuar të dalin në terren për t’i kryer detyrat e punës, për katër kërkesa kryesore, gjegjësisht kthimin e 7 punëtorëve të përjashtuar nga puna pa arsye, harmonizimin e rrogave me rrogën minimale, regres të pagës (K-15) dhe stazh të beneficuar. Me anë të forcave të njësive speciale, drejtoresha e ndërmarrjes, Kosana Mazneva, në natën mes 9 dhe 10 korrik i nxori 4 kamionë nga hapësirat e ndërmarrjes, ndërkaq të nesërmen me rekomandim të Sindikatës punëtorët u rikthyen në terren. Pasdite, drejtoresha shkarkoi edhe 27 të punësuar tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite