Derisa Kosova përfundoi projektin e autostradës prej 65 km deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, autoritetet vendase shtyjnë edhe për disa muaj afatin e tenderimit të projektit prej 12,5 km të autostradës Shkup-Bllacë. Në vend se këtë pranverë, siç u paralajmërua, njoftimi i fundit është se dy kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë do të fillojnë të ndërtohen gjatë vjeshtës.
“Afatet janë më të mëdha në tenderët ndërkombëtarë në pjesën e autostradave, mendoj se janë mes 45 dhe 60 ditë, prandaj, deri në shtator, nëse të gjitha procedurat përfundojnë siç duhet të jetë në pjesën e tenderimit, do të duhet të fillojë”- deklaroi Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Pjesa tjetër e mbetur prej 10 kilometra e gjysmë të autostradës, nëse projekti përfundon deri në fund të vitit, do të fillojë të ndërtohet në sezonin e ardhshëm ndërtimor.
“Nuk dua të spekuloj me afatet, pritjet tona janë diku në tetor-nëntor që të përfundojë projekti, kështu që pas kësaj, menjëherë do të shkojmë me tenderim”- tha Goran Sugarevski.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani verën e kaluar premtoi se këtë pranverë do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Blacë, e cila është kërkesa e një dekade nga komuniteti i biznesit. Sipas paralajmërimeve nga Qeveria plani është që ndërtimi i këtij seksioni të bëhet në dy faza. Faza e parë nga kalimi kufitar Bllacë deri në rrugën lidhëse drejt Bllacës, me një gjatësi rreth dy kilometra dhe duhet të ndërtohet në 18 muaj. Pjesa e dytë, deri në Shkup, është e gjatë 10.5 kilometra, ndërtimi duhet të fillojë vitin e ardhshëm dhe të zgjasë rreth 36 muaj. Pritjet janë që kjo autostradë të vihet në përdorim në vitin 2023. Autostrada, e cila do të ketë katër tunele dhe tetë ura, kushton rreth 110 milion euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës