Shkumbin Ismaili sjell këngën e re "Shko"

Artisti i mirënjohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, ka lansuar një këngë të re.
“Shko” mban titullin projekti i tij, i cili njëherësh është shoqëruar edhe me videoklip.
Tektin e ka shkruar Alketa Dervishaj, ndërsa për muzikën është përkujdesur vet këngëtari.

Kënga është punuar në studion e ‘Online Music Records’ dhe me video të ‘Visual Production’.

Siç tashmë shquhet për baladat, edhe kjo këngë e Ismailit besohet se do pritet mirë nga fansat e publiku.
Për më shumë, projekti tashmë gjendet i plotë në kanalin zyrtar të Shkumbinit në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































