LAJMI I FUNDIT:

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Rezultatet e hulumtimit më të ri, të bërë në Universitetin Massachusetts, kanë dëshmuar që shkuji (rryma e ajrit) vërtet është shkaktar i një numri të madh sëmundjesh – nga problemet me eshtrat siç janë reuma dhe artriti, deri te ftohja, gripi, bronkiti, inflamacioni i sinuseve, i fytit apo i veshit, e deri te inflamacionet e rënda të mushkërive, trurit – të cilat mund të çojnë edhe deri në vdekje.

– Çështja është se, kur në ndonjë lokal fryn shkuji, viruset dhe bakteret me të cilat janë të infektuar disa persona më shpejt barten nëpër ajër dhe kështu rritet rreziku nga infektimet e të gjithë të pranishmëve – thotë profesor doktor Karl Engels, drejtues i ekipit hulumtues, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, as muskujt tanë nuk janë imunë ndaj veprimeve të padëshiruara të rrymimit dhe pikërisht me anë të shkujit mund të zbulohen ato inflamacione të pashpjegueshme të muskujve, të cilat të gjithë ne nganjëherë i ndiejmë, ndërkaq rrymimi i erës është i rrezikshëm për sistemin tonë nervor dhe atë eshtëror.


5517ef10d2941

– Përzierja e ajrit të tepër të ftohtë nga jashtë me ajrin e ngrohtë brenda fare nuk i bën mirë kurrizit tonë dhe pjesës tjetër të skeletit. Me rastin e atyre ndryshimeve të përhershme të temperaturave, masa eshtërore dhe nervat fillojnë reciprokisht të zgjerohen dhe të tkurren, gjë që shkakton procese inflamacioni, për shkak të të cilave atëherë lehtë vjen deri te hernia (Hernia incarcerata) e nervave apo zhvillimi i artritit reumatoid – thotë ai.

Prandaj, mjekët tani rekomandojnë që sa më pak të hapen dritaret, madje edhe verës, kur janë temperaturat e larta dhe nuk ka aspak fllad ajri, ndërkaq kjo vërejtje vlen posaçërisht për të gjithë ata të cilët gjenden në mjete transporti.

– U propozojmë të gjithëve të cilët kujdesen për shëndetin e vet që gjithmonë me vete të kenë ndonjë batanije të vogël apo së paku ndonjë maramë të thurur, me të cilat do të mbështillen në rastet kur ndonjë të pandërgjegjshmi i shkon mendja që në prani të tyre të hapë dritaren apo, mos e dhëntë Zoti, të hapë derën – këshillon profesori Engels.

car-pain /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori