Shfrytëzuesit e Twitterit kanë treguar edhe këtë vit, hapësirat qesharake ku u detyruan të flinin, kur shkuan në shtëpinë familjare, për festat e fundvitit.

Muzikanti britanik Rhodri Marsden, e filloi në 2011 këtë trend, duke kërkuar prej të gjithëve të tregojnë se ku u detyruan të flenë në këtë periudhë të vitit, pasi edhe vet përfundoi në një ambient qesharak, transmeton Telegrafi.


Gjatë kësaj kohe festimesh, të parët që arritën në shtëpinë e prindërve dhe gjetën se ku do të flenë, treguan në rrjetet sociale fotografitë, për të qeshur të gjithë.

Shtrati në dhomën e punës, kthinat e pazakonta të kthyera në dhomë gjumi, si dhe një dhomë e ndriçuar me ngjyrë të kuqe, janë disa prej rasteve më ekstreme. /Telegrafi/

Shkuan foto 2 1

Shkuan foto 3 1

Shkuan foto 4 1

Shkuan foto 5

Shkuan foto 6

Shkuan foto 7

Shkuan foto 8

Shkuan foto 9

Shkuan foto 10