Shkon për t'i dhënë ndihmë, e shtyp (Video)

Dëmtimet janë të shpeshta në futboll, por rasti që vjen nga Brazili është për të vënë duart në kokë.
Gjatë përballjes mes Trindade dhe Flamengo, takim ky i vlefshëm për Sao Paulo Junior Soccer Cup 2019, një futbollist i vendasve pësoi dëmtim të dyfishtë.
Fillimisht, futbollisti i njohur si Bernardo ra në tokë pas një përplasje me rival. Deri këtu asgjë për tu shqetësuar.
Por nxitimi i stafit mjekësor për t'i dhënë ndihmën e parë ishte më të vërtetë i dhimbshëm.
Automjeti që përdoret nga stafi për të nxjerr futbollistët jashtë vijave kufizuese, shkoi shumë pranë trupit të Bernardo, madje duke e shkelur.
Kjo solli dhimbje të mëdha te lojtari, i cili la fushën e blertë mes lotëve. /oranews/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































