LAJMI I FUNDIT:

Tetë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Tetë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot pjesën lindore të Turqisë, kanë bërë të ditur zyrtarët shtetëror për mediat lokale.

Vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 shkallë të Rihterit, duke bërë që provinca Elazig në lindje të shkundet e tëra, transmeton Telegrafi.

Më pas janë ndjerë edhe dy tërmete por me fuqi më të vogël – njëri prej 5.4 dhe tjetri 5.1 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të vogël Sivrice, që ka hiq më shumë se 4 mijë banorë.


Guvernatori Cetin Oktay Kaldirim, ka deklaruar për televizionin NTV se tre persona kanë vdekur në provincën Elazig. Ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka cituar guvernatorin Aydin Barus, duke thënë se të paktën pesë persona tjerë kanë vdekur në afërsi të provincën Maltaya.

Të paktën 225 persona janë lënduar në Elazig dhe 90 tjerë në Malatya. Guvernatori lokal Cuma Telceken ka thënë se 7 persona besohet se kanë mbetur të ngujuar brenda dy ndërtesave të shembura në Maden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori