Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, ka thënë se numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut u rrit në 113, ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i personave të lënduar raportohet të jetë rreth 4,000.


Shpërthimi në Bejrut ndodhi të martën në një depo ku ishin të ruajtura mjete eksplozive, ndërsa objekti gjendej pranë portit detar në kryeqytetin libanez.

800

Guvernatori, Marwan Aboud, shtoi se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis 3-5 miliardë dollarë, me dëmet që përhapen në gjysmën e qytetit.

skynews beirut lebanon explosion 5058417

Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme – mërkure, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës. /Telegrafi/

1A079A74 2472 4031 A432 537E5F5469F2 w650 r1 s