Shkollat në Maqedoni kanë probleme me ngrohjen, kërkojnë ndihmë shtetërore

Përderisa ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri thotë se shkollat duhet t’i menaxhojnë mirë paratë që kanë, kryetarët e komunave vazhdojnë të argumentojnë se pa fonde shtesë dhe subvencione të reja shkollat nuk do ta përballojnë dimrin e ardhshëm.
Problemi më i madh janë faturat e larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes.
“Ndihma e Qeverisë do të jetë e nevojshme në realizimin e sezonit të ngrohjes. Bllok dotacionet nuk mjaftojnë për arsimin fillor në Manastir. Ne po paguajmë shuma ekstra të mëdha, dhe Qeveria do të duhet ta konsiderojë seriozisht një ndihmë të tillë”, tha Konjanoski-kryetar i Komunës së Manastirit.
“Dimri do të jetë më i vështirë, kjo nuk është e diskutueshme. Të gjithë e kemi të qartë se kemi probleme serioze me çmimin e energjisë elektrike. Natyrisht kemi nevojë për rritje të bllok-granteve në raport me energjinë elektrike”, tha Kirill Pecakov- kryetar i Ohrit.
“Edhe ne kemi situatë të tillë, ku në komuna të caktuara kemi bllok dotacione të pashfrytëzuara për arsimin fillor dhe të mesëm. Për të punuar në shkolla me prezencë fizike, parakusht është edhe puna e përgjegjshme në fushën e menaxhimit të nevojave energjetike. Po shqyrtojmë mundësinë që në komunat ku një pjesë e mjeteve buxhetore nuk janë shfrytëzuar, të ndërhyhet në këtë periudhë. Do ta japim më të mirën”, deklaroi Jeton Shaqiri- ministër i Arsimit.
Vetëm pak ditë para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohjes, shumë shkolla në të gjithë vendin nuk mund të zgjedhin kompani që do t’i furnizojë me energji elektrike, dru apo peleta.
Prandaj tenderët publikë përsëriten disa herë. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë