Vitet e fundit, shkollat fillore dukshëm po përballen me mungesë të kuadrit deficitar, respektivisht mungesë të mësimdhënësve për lëndët nga shkencat e natyrës, shoqërisë dhe matematikës: kimi, fizikë, biologji, matematikë, histori e gjeografi. Nijazi Curri është mësues i kimisë në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Studeniçan. Ai thotë se studentët që përfundojnë studimet në këto drejtime nuk dëshirojnë të angazhohen në arsim për shkak të pagave të ulëta në këtë sektor, madje, kohën e fundit shumë prej tyre punë kërkojnë jashtë vendit.
“Aty ku kemi mungesë të kuadrit patjetër duhet të motivohen, të rriten pagat, që ato të din nesër që nga ajo që do të punojnë do të kenë një sigurim nga ana materiale për një jetë më të mirë, a të gjithë punojnë për një jetë më të mirë. Ikin të gjithë, mundohen të gjithë të ikin larg. Ne kemi raste, kolegë të cilët kanë diploma, kanë kryer fakultetet mirëpo në bisedë të sipër me ta ju kemi ofruar ofertë që ti punësojmë aty ku mungon kuadri mirëpo nuk dëshirojnë të dëgjojnë për arsim. Ajo është mëkat”, theksoi Nijazi Curri, mësues i kimisë
Mësuesi Nijazi Curri bashkë me disa kolegë të tij të shkencave të lartpërmendura do të dal në pension pas dy vjetësh. Drejtori i Shkollës Idriz Shabani shprehet i shqetësuar për shkak të mungesës së kuadrit. Ai thotë se në Entin e punësimit thuajse nuk ka asnjë të paraqitur si i papunë që ti posedojë cilësitë e profesorit.
“Me të vërtet është shumë problematikë e madhe, sidomos në këto lëndë që nuk dimë se si do të veprojmë. Studentë ka, por studimet e atyre studentëve shkojnë pak si me ngadalësi dhe shpresojmë që në të ardhmen do të kemi, do të gjejmë zgjidhje në këtë drejtim. Sipas rregullores, duhet patjetër të ketë çertifikatën e fakultetit por ne tash bëjmë lutje dhe kërkesë sepse nuk ka, edhe nga Enti për punësim e din që nuk ka kuadër me çertifikatë”, u shpreh – Idriz Shabani, Drejtor i Sh.F “Naim Frashëri” Studeniçan
Përveç në shkollën fillore “Naim Frashëri” të Studeniçanit që numëron 1.249 nxënës, kuadër deficitar ka edhe në shkollat periferike të fshatrave Moranë, Draçevicë dhe Cvetovë të kësaj komune. Për këtë qëllim, drejtori Shabani apelon maturantët të vazhdojnë studimet posaçërisht në shkencat e natyrës, shoqërisë dhe matematikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë