Të hipnotizuar nga spektakli i një kryeministri, Silvio Berluskoni, karriera politike e të cilit ka qenë një hap larg sallës së gjyqit, shumë joitalianë janë të prirur t’i kuptojnë deklaratat e tilla me vlerën imediate që kanë.
Qendra e majtë e Italisë mund të jetë pak e mërzitshme dhe e ngathët dhe në një farë mënyre, e prekur edhe nga e kaluara e disa prej liderëve të saj, përfshi këtu edhe Veltronin. Por sido që të jetë, ajo është shfaqur gjithnjë thelbësisht e ndershme.
E megjithatë, në më pak se një muaj, panorama pozitive është cenuar disi nga fletë-arrestet e lëshuara nga prokuroria si dhe thirrjet në gjyqe. Më 15 dhjetor, kryebashkiakja e majtë e Napolit, Rosa Russo Iervolino, prezantoi një administratë të re dhe të ndryshuar të qytetit. Ka gjashtë emra të rinj në ekipin e saj prej 16 vetësh.
Katër nga paraardhësit e saj janë arrestuar me dyshimin se bënin pjesë në atë që prokurorët e quajnë “plani për përfitimin sistematik të fondeve publike”. Një tjetër paraardhës ka kryer vetëvrasje, pasi ndaj tij nisën hetimet për korrupsion dhe vepra të tjera penale.
Skandali në Napoli, që ka lidhje me një kontratë prej 400 milionë eurosh për shërbimet publike, është më i rëndësishmi, por nuk është i vetmi që ka shërbyer si një akuzë ndaj opozitës. Që prej fundit të nëntorit, politikanët e qendrës së majtë janë vënë nën akuzë apo janë arrestuar edhe në shtatë qytete apo rajone të tjera të mëdha të vendit.
Partia Demokratike u krijua nga një shkrirje mes një partie të themeluar nga ish-komunistët dhe një tjetre që ishte bazë e kristiandemokratëve, lëvizja e të cilëve u përball me një sërë akuzash të rënda në fillimin e viteve ’90, për një stil politike bazuar në patronazh dhe kronik.
Tashmë duket se praktikat e vjetra nuk janë harruar kurrë dhe se ato kanë infektuar pjesë të Partisë Demokratike si një kancer. Impakti shkatërrues i akuzave për korrupsion ndaj opozitës u vu në dukje në mesin e dhjetorit, kur partia e Berluskonit siguroi fitoren në zgjedhjet në Abruzzo. Votimi u bë i detyrueshëm për shkak të dorëheqjes së një guvernatori rajonal të Partisë Demokratike, pasi ai u arrestua dhe burgos për shkak të akuzave për marrjen e një ryshfeti prej 6 milionë eurosh.
Përqindja e votave të Partisë Demokratike ra nga 35 për qind tre vjet më parë, në më pak se 20 për qind. Një parti rivale e opozitës, Partia e Parimeve, e ka rritur përqindjen e saj të votave nga 5, në 15 për qind. Ajo drejtohet nga Antonio Di Pietro, një ish-prokuror që tërhoqi vëmendjen pas u përpoq të nxirrte Berluskonin para gjykatës në të ashtuquajturën lëvizje antikorrupsion të viteve 1992-1994.
Pasi kundërshtari i tij i vjetër u rikthye në pushtet prillin e kaluar, ai ka qenë më aktiv në opozitë sesa Veltroni.
Por, Di Pietro gjithashtu i ka duart të kryqëzuara. Djali i tij Kristiano, një ligjvënës provincial, u largua nga partia pasi u dyshua për përfshirje në aferën e Napolit. Transkriptet dolën nga bisedat telefonike, ku ai kërkonte punë dhe avantazhe për miqtë e tij. Përfituesi i vetëm nga këto skandale është Berluskoni, që e gjeti veten në një pozicion të përshtatshëm, nga ku mund të flasë për çështjet morale përballë rivalëve të tij.
Sikletet e tyre i japin atij avantazh. Ai ka sinjalizuar se nisma e tij e madhe në vitin 2009 do të jetë një reformë e gjyqësorit, që kritikët mendojnë se do të frikësojë prokurorët dhe do t’i detyrojë ata të mos ngrenë akuza ndaj tij për më shumë se 15 vjet. Për ndryshime kaq të shumëdiskutuara, Berluskoni ka nevojë të bazohet te çështjet morale. Falë së majtës, ndoshta për herë të parë në karrierën e tij të gjatë e të stuhishme politike, ai mund ta bëjë këtë tani.
("The Economist")
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës