Në Sfidën e Kodimit, e dyta me rradhë në nivel vendi për vitin 2019, me pajisjen micro:bit doli fituese ekipi i shkollës “Bajram Curri” nga Petrova e Shtimes. Kjo Sfidë u organizua në kuadër të programit “Shkollat e Shekullit 21’’ të cilin në Kosovë e implementon British Council në bashkëpunim me Ministrinë e Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, të cilin e financon qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë Sfidë ishin të ftuara të marrin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit.
Pas vlerësimit të 38 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 18 projektet më të mira për tu prezantuar në Sfidën e Kodimit në Prishtinë. Tema e Sfidës ishte t’i përgjigjej qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i British Council për Kosovë, Angus Bjarnason tha me këtë rast: “Unë jam i impresionuar nga krijimtaria, puna ekipore dhe entuziazmi i nxënësve të cilët i demnostruan këto përmes projekteve të tyre, duke qenë se këto janë vlerat e profesioneve të së ardhmes. Është e mrekullueshme të shihet ndikimi pozitiv që ka pasur programi në shkollat e Kosovës”.
Nxënësit Albion Mujota dhe Veton Salihu, realizuan projektin fitues me emër ’’Water:bit’’. Qëllimi i projektit të tyre ishte vetëdijësimi i qytetarëve për ndotjen e lumenjve dhe të ndihmojnë pakësimin e shkaqjeve të ndotjes.
Vendin e dytë e fitoja shkolla ’’Hasan Prishtina’’ nga Prishtina, ndërsa vendin e tretë e fitoi ekipi i shkollës fillore ’’Emin Duraku’’ nga Shtime.
Në këtë ngjarje ishin prezent Ministri në detyrë, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Ambasadori i Britanisë në Kosovë Nicholas Abbott, si dhe përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit.
Ministri në detyrë, Shyqiri Bytyqi tha: ’’Sot, kur pash punën e mrekullueshme që nxënësit kanë bërë në kuadër të “Sfidës së Kodimit” për të zgjidhur probleme të jetës së përditshme – duke vënë në përdorim shkathtësitë e tyra digjitale – ndihem i gëzuar pasi vlerësoj që trajnimet e ciklit të parë trajnues më mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave kanë dhënë rezultate të mira.
MASHT konisderon programin ’’Shkollat e Shekullit 21” të British Council, si njërin ndër investimet më të rëndësishme në arsimin fillor të mesëm të ulët. Të sigurt drejt sfidave të së ardhmes, sepse jemi bashkë me miqtë e mëdhenjë siç është Mbretëria e Bashkuar. Ju faleminderit British Council.”
Me këtë rast, Ambasadori theksoi: ’’Shkollat e shekullit 21 është një program shumë i rëndësishëm, sepse ne së bashku po punojmë për të krijuar një ambient ku nxënësit përfshihen më shumë në procesin e mësimdhënies, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive të tyre në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Ne po punojmë së bashku sepse keto janë shkathtësi që nxënësit duhet të kenë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Kosovë.’’
Dy vendet e para të Sfidës së Kodimit në nivel të vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Sfidën rajonale e cila do të mbahet si pjesë e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor në prill 2020 në Tiranë.
Ju rikujtojmë që në Sfiden Rajonale të mbajtur në maj të këtij viti në Beograd, shkolla ‘’Faik Konica’’ nga Prishtina fitoi vendin e dytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Meta shkarkon rreth 20 punonjës të cilët zbuluan “informacione konfidenciale jashtë kompanisë”

Adobe Photoshop ka arritur në iPhone – së shpejti në Android

Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane – nuk është aspak i lirë

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Adobe Photoshop ka arritur në iPhone - së shpejti në Android

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?