Shkëputi kontaktet me gjithë ekipin - ish DJ i Dafina Zeqirit flet për prishjen e raportit me të
I ftuar në një intervistë të fundit me Blerona Zeqirin, DJ Dardan Bytyqi, i njohur ndryshe si Dandara, ka folur për herë të parë publikisht për periudhën e tij si DJ në skuadrën artistike të Dafina Zeqirit.
Pyetur nëse ende mban kontakte me këngëtaren, ai u përgjigj qartë: “Nuk ndiqemi (në rrjete sociale), mirëpo kemi bashkëpunuar dhe gjithçka ka shkuar mirë për aq kohë sa ka zgjatur. Jemi ndarë në mënyrë paqësore”.
E njëjta qasje e këngëtares është vënë re edhe ndaj disa bashkëpunëtorëve të tjerë që më parë ishin pjesë e afërt e ekipit të saj artistik, një lëvizje që ka ngritur dyshime për tensione apo ndarje jo tërësisht miqësore në prapaskenë.

Ndërkohë, Dandara ka treguar se fokusi i tij profesional ka ndryshuar krejtësisht.
“Unë kam fokus tjetër tani. Jam zhvendosur drejt muzikës ‘house’ dhe po shpresoj që në një kohë të shkurtër të largohem jashtë vendit. Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse jam përqendruar më shumë në këtë drejtim”.
Pavarësisht ndarjes, Dardani nuk la hapësirë për ndonjë dramë apo konflikt të hapur, por theksoi se gjithçka ka qenë në përputhje me rrjedhën natyrale të zhvillimeve profesionale.
Ai mbetet i përkushtuar në rrugën e re muzikore që ka nisur, duke e lënë pas një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij. /Telegrafi/








































