Shkëndija e cila zë gjithmonë faqet e para të gazetave dhe portaleve për dukjen e saj jashtëzakonisht seksi, si duket po vendos që të marrë edhe hapa tjerë me rëndësi në karrierën e saj.

Telegrafi mëson se Shkëndija aktualisht gjendet në Prishtinë dhe se ajo është parë në disa lokale në qendër të Prishtinës.


Po ashtu, sipas këtyre burimeve, ajo është në përfundim të këngës së saj të re dhe së shpejti fillon edhe xhirimet e videoklipit të saj që do të jetë seksi, atribut për të cilin njihet Shkëndija.

Shkëndija njihet për paraqitjet e saj seksi nëpër rrjete sociale, por rrallë është parë nëpër televizion. /Telegrafi/