Skuadra e Shkëndijës nga Tetova sot ka nisur përgatitjet dimërore, duke u fokusuar në përmirësimin e formës fizike dhe tekniko-taktike për gjysmën e mbetur të sezonit, njofton Telegrafi.
Programi i përgatitjeve është i detajuar, duke përfshirë faza të ndryshme për të garantuar suksesin në kampionat.
Gjatë dy ditëve të para, futbollistët do të kalojnë nëpër ekzaminime mjekësore dhe matje fizike. Këto procedura kryhen në grupe dhe janë një hap i rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen aktuale të secilit lojtar para se të fillojnë seancat intensive të stërvitjes. Nga e shtuna, ekipi do të intensifikojë përgatitjet me dy seanca stërvitore në ditë, bazuar në planin e trajnerit dhe stafit teknik.
Kuqezinjtë kanë paralajmëruar se faza e parë do të zhvillohet në Tetovë, ku janë planifikuar dy ndeshje kontrolluese më 17 dhe 22 janar. Më pas, do të zhvendoset në Antalia të Turqisë nga 25 janari deri më 8 shkurt. Gjatë kësaj periudhe, përveç stërvitjeve, ekipi do të luajë katër ndeshje miqësore për të testuar formacionin në kushte garash.
Lojtarët Alhassan, Webster dhe Qaka do t’i bashkohen ekipit nga e shtuna, pasi sot kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut. Stafi teknik është i fokusuar që të gjithë lojtarët të jenë në gjendjen më të mirë fizike dhe psikologjike për sfidat që i presin.
Kujtojmë se pas fazave përgatitore, Shkëndija do të hapë zyrtarisht gjysmën e dytë të kampionatit më 16 shkurt, me ndeshjen që do të luajë në Shkup kundër rivalit tradicional, Vardarit. Skuadra është e vendosur të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të jetë konkurrente për objektivat e saj sezonalë, pasi gjysmën e sezonit e mbylli me pikë të barabarta me Sileksin dhe Rabotniçkin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë