Skuadrat shqiptare po vazhdojnë me hap të sigurt në Kupën e Maqedonisë. Shkëndija dhe Shkupi e kaluan me sukses raundin e parë dhe tashmë janë pjesë e 1/8 së finales të kësaj gare, njofton Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës nuk tregoi aspak mëshirë ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, Yeni Maale, duke shënuar një fitore spektakolare 9-0.


Hero i ndeshjes ishte përforcimi i ri, Atdhe Mazari, i cili realizoi “hat-trick” brenda vetëm tetë minutave të para (5’, 8’, 13’).


Pas tij, fitoren e thelluan edhe Florent Ramadani, Nazif Ceka nga penalltia, Fiton Ademi, Endrit Krasniqi me dy gola, si dhe Liridon Latifi.

Kuqezinjtë treguan forcë dhe seriozitet duke konfirmuar se synojnë të shkojnë larg në Kupë.


Edhe Shkupi ishte bindës në udhëtim ndaj Kozhufit në Gjevgjeli, ku fitoi me rezultat 2-0.

Kryeqytetasit kontrolluan lojën dhe vulosën kualifikimin pa shumë vështirësi, duke treguar se janë pretendentë seriozë edhe në këtë garë.

Golat për Shkupin u shënuan në pjesën e parë nga ana e kapitenit, Suhejl Muharemi. Ndërkaq, fitoren e vulosi goli i shënuar pak para fundit nga Xhihan Adili.

ndeshjen tjetër, Tikveshi eliminoi Skopjen me një fitore minimale 1-0, por gjithë vëmendja ishte te paraqitjet dominuese te Shkëndija dhe Shkupi, që me këtë ritëm pritet të jenë protagonistët të Kupës së Maqedonisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app