Shkencëtarët kanë zhvilluar tashmë një vaksinë kundër coronavirust, por nuk do të jetë e gatshme për përdorim njerëzor për të paktën një vit
Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me coronavirusin e ri në Kinë kalon numrin e përgjithshëm të infektuarve me SARS të vitit 2003, shkencëtarët në Hong Kong zbuluan se ata tashmë kanë zhvilluar një vaksinë. Por, kjo nuk do të ndihmojë mijëra njerëz të infektuar aktualisht nga virusi.
“Ne kemi prodhuar tashmë vaksinën, por do të duhet një kohë e gjatë për të provuar”, tha Yuen Kwok Yung, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Hong Kongut, për South China Morning Post, transmeton Telegrafi.
Yeun nuk ishte në dispozicion për të komentuar kohëzgjatjen e saktë të vaksinës, por ai tha se do të duheshin muaj për të testuar vaksinën te kafshët, dhe të paktën një vit tjetër për të kryer prova klinike te njerëzit, përpara se të ishte e përshtatshme për t’u përdorur.
Gara për të prodhuar një vaksinë është intensifikuar ditët e fundit pasi numri i personave të infektuar me coronavirus ka shpërthyer. Tani ka mbi 6,000 raste të konfirmuara në Kinë, një total që tejkalon nivelin e infeksionit SARS të vitit 2003 që vrau 349 persona në Kinë. Të mërkurën, rajoni i fundit i mbetur i pa infektuar në Kinë, Tibet, raportoi rastin e parë të dyshuar.
Deri më tani, virusi ka vrarë 132 njerëz në Kinë.
Në nivel global, infeksioni gjithashtu vazhdon të përhapet, me Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që raportuan rastet e tyre të para të mërkurën.
Gara e kërkimit
Studiuesit në Hong Kong janë vetëm disa nga studiuesit që garojnë për të zhvilluar vaksina për virusin vdekjeprurës.
Ka të paktën katër laboratorë në SHBA që punojnë për zhvillimin e një vaksine. Instituti Kombëtar i Shëndetit në Maryland ka punuar për këtë çështje për javë të tëra, ndërsa shkencëtarët që punojnë për tre kompani private – Johnson & Johnson, Moderna Therapeutics, dhe Inovio Pharmaceuticals – po kërkojnë gjithashtu të zhvillojnë vaksinat.
Ndërsa shkencëtarët garojnë për të zhvilluar mbrojtje për virusin, qeveritë në të gjithë botën po ndërmarrin hapa për t’i mbajtur qytetarët e tyre të sigurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania