Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin: Gjatë një banje të nxehtë, niveli i sheqerit në gjak zvogëlohet dhe kaloritë humbasin

Shkencëtarët kanë publikuar të dhëna që tregojnë se një banjë e nxehtë mund të djegë kalori dhe të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak
"Ne zbuluam se pjesëmarrësit e studimit që laheshin në një banjë të nxehtë kishin një mesatare prej 10 për qind më të ulët të glukozës në krahasim me ata që ushtronin, gjë që ishte krejtësisht e papritur", thonë shkencëtarët nga Universiteti i Loughborough dhe Leicester në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.
"Sasia e sheqerit në gjakun tonë që rritet pas një vakti është një nga treguesit e rrezikut për sëmundje si zhvillimi i diabetit të tipit 2, kështu që ulja e tij mund t’i bëjë mirë shëndetit tonë", shpjegon Dr. Steve Faulkner i Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore Leicester-Loughborough.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që një banjë e nxehtë mund të zëvendësojë ndikimin e përgjithshëm të stërvitjes dhe aktivitetit fizik, por gjithsesi siguron disa përfitime shëndetësore, përveç një dushi të rregullt të ngrohtë dhe relaksues.
Pra, një banjë e nxehtë stimulon djersitjen e trupit, ndërsa me djersitje kaloritë shkrihen, ndërsa toksinat nxirren jashtë trupit.
Nëse keni probleme me pagjumësinë, zhytja në një banjë të ngrohtë para se të shkoni në shtrat do të jetë shumë e dobishme sepse banja nxit relaksimin, kështu që do të bini në gjumë shumë më lehtë, sepse do të ndiheni më të relaksuar.
Uji i nxehtë ka një efekt të dobishëm në temperaturën e trupit dhe stimulon prodhimin e melatoninës, e cila ka një efekt pozitiv në gjumë.
Të dhënat tregojnë se një dush i nxehtë shkakton diçka në trupin tonë të quajtur "reagimi i goditjes nga nxehtësia". E njëjta gjë ndodh kur stërviteni, kur muskujt ngrohen, transmeton "Your Tango".
/Telegrafi/

















































