Në Parkun Nacional Uluru që ndodhet në Australi, të pranishmit janë bërë dëshmitarë të një fenomeni, që ndodhë vetëm dy herë brenda një shekulli.
Si pasojë e shirave të pandërprerë, mbi shkëmbin Ayers është krijuar një masiv uji, i cili më pas është zbrazur në formë ujëvare, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, të gjitha sipërfaqet e shkëmbit monolit janë bërë me rrjedha të ujit, duke i dhënë pamje të mahnitshme.
Byroja Australiane e Meteorologjisë, e ka përshkruar këtë aktivitet si një fenomen që ndodhë vetëm dy herë brenda një qindvjeçari.
Mirëpo, jo shumë njerëz ia kanë dalë ta shohin nga afër, meqenëse shirat e rrëmbyeshëm i kanë mbushur rrugët me ujë dhe vizitorët është dashur të largohen.
Pos kësaj, tërë rrethina është dashur të evakuohet, pasi u ka hyrë uji në shtëpi, ndërsa veturat janë lëvizur nga vendi. /Telegrafi/
https://youtu.be/JeO2vz8lHOQ