Kampionati zviceran ka filluar edicionin javën e kaluar, teksa në xhiron e dytë ka ardhur shkëlqimi i futbollistëve shqiptar.

Servette dhe St Gallen kanë qenë skuadrat e vetme që kanë fituar këtë javë, teksa tri ndeshje tjera janë mbyllur me barazim.


Pikërisht nga këto dy ekipe kanë shkëlqyer edhe futbollistët kosovarë, Kastriot Imeri dhe Betim Fazliji.

Screenshot 2 87 Kastriot Imeri

Imeri ishte më i miri në fushë përballë Baselit me klubin e tij Servette që mori një tre pikësh të artë me fitoren minimale 1-0.

Ndërkohë edhe Fazliji ka qenë fantastik për St Gallenin në qendër të mbrojtjes ku triumfuan 0-1 në udhëtim te Vaduz.

Screenshot 1 136 Betim Fazliji

Kujtojmë që si Imeri ashtu edhe Fazliji janë pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe konsiderohen si talentet më të mëdhenj në kampionatin helvetik. /Telegrafi/

120493212 2795804914035279 1480829089955283060 n

telegrafi sport app