Shkëlqim Vladi vazhdon të spikatë me Luganon, duke shënuar një gol në humbjen 3-2 ndaj Luzernit në xhiron e katërt të Superligës zvicerane.

Ndeshja u zhvillua të dielën në “Stadio di Cornaredo”, ku Vladi realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 43-të.


Vladi luajti 53 minuta, ndërsa Albian Hajdari e përfaqësoi Luganon gjatë pjesës së parë.

Portieri Amir Shaipi e përfundoi ndeshjen, ndërsa Uran Bislimi qëndroi në bankën rezervë. /Telegrafi/

telegrafi sport app