Florent Hadergjonaj ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.

Mbrojtësi kosovar sërish pati paraqitje fantastike në Superligë, teksa shënoi një gol në humbjen e skuadrës së tij Alanyaspor 1-2 ndaj Basaksehir.


Hadergjonaj po kalon një periudhë shumë të mirë, teksa ka shënuar shtatë gola e ka dhuruar pesë asistime mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë.

31-vjeçari është futur në formacionin e javës së 23-të në Superligën e Turqisë nga SofaScore.

Reprezentuesi dardan është vlerësuar me notën 8,3. /Telegrafi/


telegrafi sport app