LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu në fitoren e Malishevës, Bleart Tolaj është ylli i javës në ALBI Mall Superligë

Shkëlqeu në fitoren e Malishevës, Bleart Tolaj është ylli i javës në ALBI Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Këtë javë ky çmim i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Bleart Tolaj. Vlerësimi për futbollistin më të mirë të javës së 3-të është bërë nga komisioni në përbërje: Berat Berisha nga KFV Llapi, Flamur Sinani nga KFV Rilindja dhe Visar Aliu nga KFV 2 Korriku.

Komisioni vlerësoi se Tolaj ishte më i merituari për fitoren që FC Malisheva e arriti kundër Ferizajt, me rezultat 3:1. Përveç golit të shënuar në minutën e 77-të, ai, gjithashtu gjatë tërë ndeshjes ishte protagonisti kryesor në lojë dhe kreator i disa rasteve tjera.


Çmimin “Ylli i Javës” futbollistit të Malishevës ia dorëzoi menaxherja e marketingut në Albi Mall, Fitore Osmani Muhaxhiri.

Pas marrjes së këtij çmimi, Tolaj u shpreh i lumtur:

“Ndihem shumë mirë për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët e skuadrës, pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj që ky të mos jetë çmimi im i fundit në këtë edicion. Synimet e Malishevës janë të qarta. Shpresojmë në rezultate të mira në vazhdim të kampionatit dhe të përfundojmë në pjesën e epërme të tabelës, dhe pse jo edhe të jemi pjesë e garave evropiane”, tha Tolaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori