LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu në fitoren e Llapit, Ardit Tahiri shpallet ‘Ylli i Javës’ në Albi Mall Superligë

Shkëlqeu në fitoren e Llapit, Ardit Tahiri shpallet ‘Ylli i Javës’ në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të KF Llapit, Ardit Tahirit.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashtica, Milaim Humolli dhe Isuf Llulmnica.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e tetë t’i takojë Ardit Tahiri, i cili shënoi dy golat në fitoren 2:3 të Llapit në ndeshjen e rëndësishme kundër SC Gjilani.


Pasi mori këtë çmim, Tahiri u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë dje. Jemi përgatitur maksimalisht që të dalim me pikë të plota dhe ja arritëm. Ishte një ndeshje e luftuar nga lojtarët deri në fund, treguam që kemi shumë karakter brenda ekipit dhe u shpërblyem me tri pikë”.

“Forma ime nuk do të vinte në pah nëse ekipi nuk do të funksiononte mirë – kjo është falë bashkëlojtarëve”.

“Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fundit dhe të dalim në garat evropiane, qoftë përmes Kupës apo përmes Ligës, pasi që të dyja gjasat i kemi. Por qëllimi kryesor mbetet Kupa e Kosovës”.

“Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Ndërkombëtare
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold

Real Madridi po shpreson të arrijë marrëveshje me Liverpoolin për Alexander-Arnold

La Liga
Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

La Liga
Kalo në kategori