Site icon Telegrafi

Shkëlqeu në Euro 2020, tri klubet e mëdha italiane pas Mikkel Damsgaard

Mikkel Damsgaard ka qenë njëri nga zbulimet e Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Sulmuesi i talentuar danez ka qenë ndër më të dalluarit te Kombëtarja e tij, derisa ka arritur edhe të shënoj e asistoj.

21-vjeçari realizoi dy gola në Euro 2020 dhe asistoi në një tjetër duke qenë ndër lojtarët e rinj më të mirë në këtë evropian.

E falë paraqitjeve fantastike në Kampionatin Evropian, vlera e Damsgaard është rritur ndjeshëm.

Sampdoria shpenzoi rreth shtatë milionë euro për transferimin e tij vitin e kaluar, derisa tani lojtari vlerësohet rreth 35 milionë.

Calciomercato ka raportuar se tri skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Inter dhe Milan janë futur në garë për sulmuesin e talentuar.

Damsgaard ka shkëlqyer edhe në vitin e tij të parë në Serie A, ku shënoi dy gola dhe dhuroi katër asistime.

Gjithsesi jo vetëm skuadrat e mëdha italiane e duan atë, pasi interesim ka shfaqur edhe Barcelona, Leeds United, Tottenham Hotspur dhe Leicester City. /Telegrafi/

Exit mobile version