LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu me het-trik ndaj Gjilanit, Drilon Hazrollaj ylli i javës së 23-të në Superligë

Shkëlqeu me het-trik ndaj Gjilanit, Drilon Hazrollaj ylli i javës së 23-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Drilon Hazrollaj.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Lulzim Berisha dhe Bujar Guta.


Tani ndoshta as 1.7 milion euro nuk mjaftojnë – Hazrollaj po tregon që është ‘diamant’ i futbollit kosovar
Lexo po ashtu Tani ndoshta as 1.7 milion euro nuk mjaftojnë – Hazrollaj po tregon që është ‘diamant’ i futbollit kosovar

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ai ishte sërish përcaktues në fitoren e Malishevës, kësaj radhe si mysafir kundër Gjilanit, me rezultat 3:2. Hazrollaj shënoi het-trik, duke siguruar tri pikë të rëndësishme që e inkuadrojnë Malishevën në garë për dalje në Evropë.

Ky është çmimi i tretë për Hazrollajn në këtë edicion dhe i dyti radhazi. Futbollisti i ri i Malishevës i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme u shfaq i lumtur për vlerësimin si më i miri i javës.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori