Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim për pezullim nga puna të kryeinspektorit të Inspektoratit të kësaj ministrie, Ylber Topalli.
Topalli është pezulluar nga puna për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e Astrit Deharit.
Lajmin e ka bërë të ditur Flamur Pireva, këshilltar i ministres Albulena Haxhiu.
“Mbi bazën e gjetjeve në Raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, sot Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për pezullimin nga puna të Kryeinspektorit të Inspektoratit, z. Ylber Topalli. Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016”, ka shkruar Pireva.
Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kanë proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, Prieva ka bërë thirrje dhe ka theksuar nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti.
Ditë më parë lidhur me rastin e Astrit Deharit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna edhe dy zyrtarë të lartë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka pezulluar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht Udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren. “Ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016”, thuhej në komunikatë.
Kujtojmë se ministrja Albulena Haxhiu, në një konferencë për media në fillim të këtij muaji kishte prezantuar të gjeturat e raportit të Inspektoratit të MD-së lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të LVV-së i cili kishte ndërruar jetë më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Haxhiu ka thënë se të gjeturat e raportit jepin dyshime se rasti ka pasur tendenca të manipulohet.
“Raporti adreson këto shkelje: Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj te zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga Komisioni i SHKK-së, përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave.
Incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i MD-së dhe zyrtarët e SHKK janë marrë para se ato ti merrte polica, pra nga data 5 kur ka ndodhur rasti dhe data 6,7 nëntor 2016. Është e çuditshme që zyrtarët e SHKK dhe kryeinspektori i MD-së kanë marrë incizimet e kamerave para policisë. Sipas legjislacionit në fuqi në rast të ndonjë veprimi me natyrës penale autoriteti kompetent për marrjen e incizimeve është policia”, kishte thënë Haxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë