LAJMI I FUNDIT:

Shkelje pas shkeljeje në krye të Bordit të RTK-së: Anëtarja e Bordit ndihmon Listën Serbe

Shkelje pas shkeljeje në krye të Bordit të RTK-së: Anëtarja e Bordit ndihmon Listën Serbe

Marijana Simiq – Avramoviq, anëtare e Bordit ne RTK , tani kryesuese e Bordit të RTK-së, mban poashtu edhe një post publik dhe merr pagë nga Komuna e Graçanicës,  si zyrtare në Shtëpinë e Kulturës. Kjo paraqet konflikt interesi sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.

Marijana Simiq ka punuar edhe në Radio KIM dhe po ashtu sekretare e kryesisë së Asociacionit të Gazetarëve të ashtuquajtur ‘Kosovo i Metohija’ e cila punon po ashtu edhe si arsimtare. Në komunën e Graçanicës Simiq mban post politik në zyrën për marrëdhënie me medie dhe paguhet ilegalisht për kontratë tjetër. Ajo është edhe anëtare e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë.

Ajo ka lidhur kontratë me Komunën e Graçanicës (kopja e dhënë) më 30.05.2016, më pak se 2 vite para se të bëhej anëtare e Bordit të RTK-së, në kundërshtim me ligjin. Ajo u zgjodh anëtare e Bordit të RTK-së më 16.03.2018.


Neni 27 pika 1.3 e ligjit të RTK-së e qartëson se anëtarë të Bordit të RTK-së nuk mund të jenë:

“Personat që mbajnë post publik të zgjedhur dhe të emëruar (funksionarët publikë) apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit”.

Por Simiq ka gati dy vjet që është anëtare e Bordit të RTK-së dhe tash së fundi edhe kryesuese e këtij Bordi.

Burimet e brendshme të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se Simiq përmes drejtorit të kanali RTK2, bën presion shumë të madh në mbështetje të Listës Serbe.

“Kemi marrë vërejtje për faktin që i kemi ftuar partitë e tjera serbe që marrin pjesë në zgjedhje. Veçmas për Nenad Rashiqin, Aleksandar Jablanovicin dhe Slobodan Petrovicin”, – ka thënë burimi, i cili ndjehet i kërcënuar nëse do ta publikojmë emrin.

“Disa nga redaktorët dhe udhëheqësit e këtij institucioni kanë përfituar edhe shtëpi për ta përkrahur Listën Serbe. Marijana Simiqi Avramoviq qëndron në krye të këtyre presioneve. Ajo është e lidhur edhe me anëtarë shqiptarë të Bordit të RTK-së, të cilë te përkrahin dhe tash nuk ka ndonjë adresë të pavarur ku do të ankoheshim”, ka thënë burimi.

RTV Dukagjini gjatë ditës ka provuar të kontaktojë kryesuesen e bordit, Marijana Simiq Avramoviq, mirëpo një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori