Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut

MPB Maqedoni njofton se ka shkatërruar një grup kriminal ndërkombëtar i cili merrej me falsifikimin e parave, ku janë arrestuar disa persona nga Maqedonia dhe Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB thonë se më datë 02.01.2025 është kryer një hetim ndërkombëtar i koordinuar nga EUROPOL, policia e Maqedonisë dhe Serbisë dhe nën udhëheqjen e prokurorive publike kompetente, i cili ka rezultuar në shtypjen e një grupi të organizuar kriminal të përfshirë në kryerjen e krimit të falsifikimit të parave, të cilat vepronin në territoret e disa vendeve.
“Në periudhën nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë u formua një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga shtetas të RMV-së dhe serbë, qëllimi i të cilit ishte prodhimi dhe qarkullimi i parave të falsifikuara.
Në një banesë në zonën e Shkupit, paratë e falsifikuara në prerje të ndryshme prodhoheshin duke përdorur makineri speciale të prodhuara më parë me pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë në para. Grupi i organizuar kriminal paratë e falsifikuara të prodhuara në këtë mënyrë i lëshonte në qarkullim në sistemet e pagesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe një pjesë e madhe e tyre përfundonte edhe në sistemet e pagesave të Austrisë, Gjermanisë, Rumanisë, Sllovenia, Kroacia dhe Kosovës.
Në kuadër të aksionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhëresave të marra paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, janë kryer bastisje në disa lokacione në zonat e Shkupit, Velesit dhe Prilepit te persona juridikë dhe fizikë, me çka arrestimi i 10 personave (nëntë persona nga Shkupi dhe një person nga Velesi). Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sende dhe para të gatshme që do t’i nënshtrohen ekspertizës, përfshirë: rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 shekelë izraelite, 500 kuna kroate, 10.000 lekë shqiptare, 1.000 krona dhe 5.000 korona suedeze, rubla , makinë CNC për të bërë kallëpe, makineri, pulla dhe rula të përdorura për të bërë para të falsifikuara, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, tre pistoleta, një pushkë, 100 copë fishekë të kalibrit 9 mm, 40 fishekë të kalibrit 12 mm, një qese e mbushur me lëndë pluhuri të bardhë, lëndë pluhuri kafe, telefona të shumtë, karta SIM, USB dhe laptopë”, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB thonë se në kuadër të operacionit të zhvilluar në Republikën e Serbisë janë arrestuar gjashtë persona, anëtarë të grupit të krimit të organizuar dhe janë gjetur dhe sekuestruar rreth 153.700 euro.
Nga atje shtojnë se aktivitetet do të vazhdojnë në kuadër të hetimit të hapur ndërkombëtar dhe gjatë ditës së sotme, Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë do të bëjë kallëzim penal kundër gjashtë shtetasve të Maqedonisë dhe dy të Serbisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Zhduket një vajzë në Prishtinë që pesë ditë – policia nis hetimet

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: Sa të jem kryeministër, Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker