“Me qenë se ma siguron dikush familjen unë as një për qind nuk vij me e prek malin”.
Me këtë arsye, dhjetëra banor në vendin tonë, dalin për të prerë dru nëpër pyje. Në orët e vona të natës dhe në çdo stinë të vitit. Edhe pse këtë e bëjnë pa leje, me rrezik të madh për jetën, por edhe me rrezik nga policia.
Sa herë je i dënuar deri tash?
“Dënime sa të duash. Kalon kamioni, merr pare polici, ama me më zënë mua, unë e ha dënimin edhe të kamionit, a ai veç prej kamionit merre pare kalon pa problem. Më zë mua, sepse unë nuk kam pare ti japë atij për me kaluar edhe unë pësoj dënim. Kam dënim deri më 1000 euro. Ama tash nuk kam qare pa ardhur këtu me pre dru se duhet me e siguru familjen”.
Por edhe në çdo stinë të vitit. Një fenomen i shpesh i dëmtimit të pyjeve në vendin tonë është edhe shkaktimi i zjarrit.
Nuk është vetëm zhurma e këtyre motorëve që dëshmon dëmtimin e pyjeve përmes prerjes së druve, ka edhe një mënyrë tjetër, siç është edhe djegia e pyjeve, e cila shpesh herë ndodh edhe me qëllim.
Djegia e pyjeve është edhe më e dëmshme se prerja e tyre, pasi pyjet që digjen thahen dhe nuk mund të lëshojnë degë të tjera. Nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë thonë për Alsat, se vetëm gjatë vitit 2018 janë prerë mbi 52 mijë metër kub dru, ose është shkaktuar dëm prej mbi pesë milion euro.
“Për vitin 2018 janë pyllëzuar nga ana e Pyjeve të Maqedonisë rreth 400 hektarë, me çka është bërë pyllëzim me një milion e 540 fidanë. nëse shohim nëpër male dhe pyje kjo nuk është e mjaftueshme, duhet shumë më tepër të punohet dhe kjo është një qasje sistematike rreth gjithë kësaj. Për shkak se edhe ne përmes programeve për zhvillim rural kemi ndarë këtë vit fond më të madh, me qëllim që kjo të riparohet dhe të kthehet në normale”- tha Trajan Dimkovski, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave.
Informatat e Policisë së pyjeve flasin se vitin e kaluar, kanë dorëzuar 1.110 shkelje penale dhe 195 aktakuza deri në prokuroritë publike. Përkohësisht është sekuestruar 2.142 metër kub dru për ngrohje dhe për përdorim teknike. Përkohësisht janë sekuestruar mjete me të cilat është bërë shkelje ose vepër penale dhe atë: 75 mjete ngarkuese, 279 automjete udhëtimi, 32 traktorë me rimorkio dhe 89 sharra motorike. Në vitin 2018 nga paditë penale janë marrë aktvendime dhe janë shqiptuar dënime në të holla në shumë prej 1.721.906 euro. Aktivistët ekologjik, thonë se prerja dhe djegia e pyjeve shkakton edhe katastrofa ekologjike.
“Siç dihet një dru prodhon oksigjen për katër persona, druri nëpër pyje ka efekte për të parandaluar vërshimet, erozionin e tokës, druri mbron edhe ndotjen e ujërave nëntokësore, ka efekte për parandalimin dhe thithjen e CO2-it që hidhet në natyrë dhe shumë efekte tjera. Pasojat e pariparueshme janë vërshimet katastrofale, siç e dinë të gjitha ajo që u përballëm ne në vitin 20156 në Shipkovicë në fshatin Poroj. Këto janë pasoja me të cilat përballen qytetarët”- pohoi Ngadhnjim Mehmeti, Eco Guerila.
Përfaqësuesit e shoqatave ekologjike, deklarojnë se edhe pas këtyre katastrofave natyrore shteti nuk ka ndërmarrë asgjë serioze, përveç disa masave kozmetike, të cilat nuk kanë ndryshuar asgjë në terren dhe lënë hapësirë që katastrofat të përsëriten.
https://www.youtube.com/watch?v=6AO2Aa6B8vc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abixhikut

Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

“Kë e kanë zënë nëpër shtëpi, i kanë vra”, dëshmitarët rrëfejnë për dëbimet nga shtëpitë e torturat ndaj civilëve

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin