Site icon Telegrafi

Shkaktoi një nga evakuimet më të mëdha në Britani, bomba e Luftës së Dytë Botërore shpërthehet në mënyrë të sigurt në det

Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore, zbulimi i së cilës shkaktoi një nga evakuimet më të mëdha në kohë paqeje në historinë britanike, është shpërthyer në det, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, eksplozivi 500 kilogramësh u zbulua të martën në oborrin e një shtëpie në Plymouth, një qytet port në bregun jugperëndimor të Britanisë.

Më shumë se 10,000 banorë u evakuuan për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa një autokolonë ushtarake transportoi bombën e pashpërthyer përmes një zone banimi me popullsi të dendur, nga ku u nxor në det.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se ditët e fundit do të hyjnë në histori për Plymouth”, ka thënë Tudor Evans, udhëheqësi i Këshillit të Qytetit të Plymouth.

Plymouth, shtëpia e bazave kryesore detare për shekuj, ishte një nga qytetet më të bombarduara në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pesëdhjetë e nëntë sulme ajrore të veçanta vranë 1,174 civilë, sipas zyrtarëve lokalë – me sulmet që shkatërruan pothuajse 3,800 shtëpi dhe dëmtuan rëndë 18,000 të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version